13 pikë nga vendi i dytë, 10 javë përpara fundit janë një diferencë e frikshme. Tirana nuk njeh rivalë, nuk bën as kompromise me veten, por vijon e qetë marshimin drejt titullit kampion. Ti rrëmbesh titullin bardhebluve në këto kushte duket thjesht një mision i pamundur.

Ekipi i Shehit me qetësi dhe më shumë eksperiencë po kalon një nga një rivalët e tyre, të fundit që u dorëzuan ishin dinamovitet e Vanolit. Tirana kërkon ti bëjë një mbyllje perfekte fazës së tretë teksa do të përballen me Kukësin në transfertë, me shumë mundësi në stadiumin e ri “Kukësi Arena”.

Shehi dhe stafi i tij kanë kohën e nevojshme për të përgatitur si duhet këtë transfertë, fillimisht meritojnë disa ditë pushim për shkak të angazhimit të Kombëtares. Fill pas Kukësit, Tirana përballet me ekipet e fundit në renditje, në këtë pikë të sezonit këto janë dhe përballjet më të “sikletshme”, për këtë arsye dhe jo vetëm askush në shtëpinë e Tiranës nuk feston përpara kohë, fakt që e konfirmoi edhe presidenti Halili në intervistën e tij të fundit për “News24”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: