Është pezulluar 1 oficer dhe 4 police në Hania, për shkak të arratisjes së sotme.

Për oficerin dhe dy prej policëve është marrë masa e pezullimit. Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi.

Identitetet e tyre janë bërë të ditura, ndërsa akuzoheshin për një sërë vepër penale.

Pas arratisjes, ata kanë grabitur një makinë, duke e zëvendësuar më pas me një makinë tjetër të vjedhur. Policia ndërkohë është ende në kërkim të tyre, por akoma nuk ka rënë në gjurmët e të arratisurve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb