Policia e Floridës ka publikuar një video shokuese që tregon momentin, kur një grua hedh djalin e saj të mitur me kokë në tokë.

Pamjet tronditëse  u kapën nga kamerat në trupin e një polici në Kaliforni.  Policia tha se ata ikën në zonë, menjëherë pasi morën telefonatën  se gruaja po vraponte në trafik me fëmijë në dorë.
Pas incidentit u mësua se  fëmija kishte pësuar fraktura të rënda në kokë.

Gjatë një interviste me policët, gruaja  pranoi që kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ajo tha se gjatë kohës që po ecte me fëmijën në krahë, mendonte se po e ndiqte një përbindësh që kërkonte t’i thithte gjakun.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb