TIRANE- Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore për 14 efektivë të policisë për arratisjen e Arkimed Lushës, i njohur me emrin e artit si ‘Stresi”.

Mësohet se janë përjashtuar 7 punonjës policie, 5 të komisariatit nr:2 dhe 2 të komisariatit nr:3.

Ndërkohë që 3 efektivë të tjerë iu është hequr paga për 10 ditë. Një tjetër polic ka marrë paralajmërim për përashtim nga puna, ndërsa 3 të tjerë janë penalizuar me ujë në grada për 12 muaj.

Këto vendime të formës së prerë janë marrë sot nga Drejtoria e Disiplinës.

Këngëtari u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin me targa AA866F0, pa leje drejtimi, dhe nuk i është bindur urdhërit të Policisë Rrugore në postbllok.Këngëtari i ndaluar nga policia, arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit numër 3 vetëm një orë pasi ishte ndaluar nga policia rrugore, efektivët e së cilës e kishin dorëzuar në zyrën e oficerit të policisë gjyqësore. Për arratisjen e Stresit fillimisht u arrestuan tre punonjës të policisë të cilët më pas u lanë të lirë nga gjykata si dhe u pezulluan 9 të tjerë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: