Marik, një 22-vjeçar maroken që studion në Zaporizhzhia, Ukrainën juglindore, kujton se mori një telefonatë nga një mik në Dnipro në orën 05:00 të 24 shkurtit. “Ka disa drita në qiell, ndoshta pushtimi ka filluar”. Unë i thashë: “Mos është shakatë, kjo është e pamundur!”. Pak minuta më vonë, ai pa në Telegram se presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar fillimin e sulmit.

Brenda një ore, ai i kishte bërë gati valixhen dhe kishte hipur në një tren për në Lviv në perëndim. Ishte një mik i tij që i çoi me makinë afër kufirit me Poloninë, por trafiku u dendur e detyroi mjetin të kthehej pas. Ata u detyruan që të ecnin 40 kilometrat e fundit (25 milje) gjatë natës deri në kufi.

“Ishte si ferr. Fjetëm në radhë, në këmbë. Njerëzit bënin zjarre, ishte shumë ftohtë.”, tha ai. Pas tre ditësh në radhë, studenti maroken tregoi se më në fund kaloi në Poloni.

Marik thotë se do të presë në qytetin Krakov, ku aktualisht ndodhet, me shpresën se lufta do të përfundojë shpejt. Nëse jo, ai do të kthehet në qytetin e tij të lindjes Oudja në Marokun lindor. Por pavarësisht luftës, universiteti i tij i ka zhvilluar mësimet online.

“Sepse Ukraina është kaq e fortë. Ne kemi një luftë, por ne studiojmë!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: