Dhjetëra të dënuar në burgjet në Indonezi u vranë pas shpërthimit të zjarrit në një nga qelitë, ndërsa ekspertët deklaruan se ishte një aksident që pritet të ndodhte.

Një hetim paraprak zbuloi se zjarri u shkaktua si pasojë e dëmtimit të instalimeve elektrike.

Sipas autoriteteve, rojet e burgut arritën të hapnin disa nga qelitë në bllok, por u detyruan të ktheheshin nga flakët dhe u detyruan të linin disa të burgosur në qelitë e tyre. Disa nga viktimat u dogjën aq keq sa autoritetet lokale nuk mundën të identifikonin eshtrat e tyre, tha një ekspert mjekësor.

Burgu Tangeranf u ndërtua në vitin 1972 dhe që atëherë nuk është bërë asnjë ndërhyrje për instalimet elektrike. Zjarri shpërtheu në bllokun C , në të cilin mendohet se qëndronin 44 të burgosur , por autoritetet thanë se në kohën kur ndodhi incidenti në qeli ndodheshin 122 të dënuar.

Përveçse shumë i vjetër, burgu Tangerang mund të përballonte një kapacitet prej 600 personash, por në të ishin të burgosur rreth 2,000 persona.

Pra mbipopullimi ishte një tjetër problem në burgjet në Indonezi.

07

Sipas një raporti të bërë të ditur nga Human Rights Watch, 464 burgjet e Indonezisë kishin 270, 000 të dënuar,gjatë vitit 2020 pavarësisht se kapaciteti ishte për më pak se 130,000 persona.

“Disa burgje janë mbushur mbi kapacitetet normale”, ka thënë për Al Jazeera një roje i burgut të grave.

Sa i përket kushte ka treguar se mbipopullimi e bën shumë të vështirë që stafi të mund të kontrollojë të burgosurit apo edhe mjedisin përreth tyre.

09

Në vitin 2018 gjashtë oficerë policisë u vranë pas një përplasje që ndodhi në burg. Po në të njëjtin vit më shumë se 100 të burgosur u arratisën nga një burg në provincën Aceh, pas arritën që të mposhtin rojet.

Ndërkohë më shumë se gjysma e burgjeve në Indonezi është me njerëz të dënuar për vepra që lidhen me drogën.

Deri më sot, më shumë se 50,000 të burgosurve u është dhënë lirimi i parakohshëm si rezultat i skemës dhe programe të ngjashme janë përhapur në të gjithë Azinë Juglindore për çështje të ngjashme të mbipopullimit, shkruaj Al Jazeera.

175

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: