Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për infermieret dhe sanitaren e arrestuar që kishin ngritur skemën kriminale tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Gjykata e la këtë afat për shkak se i kërkon Prokurorisë të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldervishi.

Po ashtu Gjykata kërkon nga prokurori i çështjes prova të tjera për veprat penale që akuzohen.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se infermierja Mira Bushi shpëtheu në lot pas këtij vendimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb