Incidenti që i ndodhi Christian Eriksen gjatë ndeshjes Finlandë-Danimarkë ka tronditur mbarë botën e futbollit.

Futbollisti pësoi atak kardiak në mes të fushës dhe arriti të shpëtonte nga një fatalitet i mundshëm, vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve.

Për këtë u diskutua në studion e emisionit “EuroMania”, ku i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ishte kardiologu i njohur, njëherazi dhe drejtuesi i emisionit “Trupi dhe Shëndeti”, Flamur Topi. Kardiologu, tha se ndodh që edhe me arterie të gjakut të pastra, ndodh që të pësosh atak kardiak.

Ai tha se duke iu referuar moshës së re të Eriksen (vetëm 29-vjeç) këto raste janë të pakta. Mjeku vlerësoi se gjendja tronditëse, mund të jetë shkaktuar nga një sforcim i madh fizik, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që lojtari mund të ketë konsumuar produkte të palejuara në futboll.

Ndër të tjera, kardiologu i njohur, tha se me të gjitha gjasat, kampionati për Eriksen mund të konsiderohet i mbyllur.

“Sikurse mjekët po thonë ai ka rezultuar që ka qenë i shëndoshë në ekzaminimet e bëra më parë. Por mos harrojmë, që ka atak në arterie të pastra, për shkak të një sforcimi të madh në rritje. Nuk jemi të sigurt që Eriksen, mund të ketë produkte që nuk lejohen për probleme të tjera fizike. Mosha është e re që të pësohet arrest kardiak. Gjërat do të sqarohen orë pas orë dhe do të merret vesh e gjitha. Para se të pësohet infarkte ka shenja paralajmëruese. Një ndër to është dhimbja e gjoksit, por mesa duket Eriksen nuk ka pasur këto probleme.

Një situatë të tij në dridhje të zemrës, zemra nuk rreth, dhe goditja elektrike këtë synon, që nga një gjendje të tillë ta kthejë në gjendje pune. Masazhi ka qenë shpëtimtar dhe gjendjen e vulosi goditja elektrike. Kur e pashë me barelë dhe nuk ishte më duke iu bërë masazh, thashë shpëtoi. Janë raste të pabesa, të paqarta, të paparashikuara. Thashë mund të jenë enët kryesore të zemrës së pastra, por kur bën ngarkesë fizike, për shkaqe të panjohura ndodh edhe në situatë të tillë. Këto quhen infarkte të bardha, me enë të pastra të gjakut. Në Danimarkë do i bëhen të gjitha, por edhe aty nuk mund të thuhen të gjitha, mbase ka përdorur ndonjë gjë që nuk duhet të përdoret. Inshallah nuk ka probleme cerebrale të trurit.

Sepse mos vajtja e gjakut në tru për disa minuta, do të ketë pasoja. Nëse ka munguar për një kohë të furnizimit të trurit me gjak, do të shfaqen probleme, ndoshta më vonë. Problemet kanë kaluar, ai është në trajtim mjekësor dhe besoj që s’do të ketë pasoja të largëta. Këtë kampionat e ka humbur, është e sigurt. Ai tani do i nënshtrohet analiza të thella dhe përmirësimit gradual fizik.

Nuk ka pasur të paktën, në aktivitete të tilla raste të ngjashme. Mund të ketë pasur në kampionate kombëtare. Ishte rast dramatik. Mendoj që ndeshja nuk duhet të vazhdonte, pasi gjendja psikologjike e futbollistëve ka qenë e vështirë. Ndeshja nuk duhet përsëritur, sepse u provua që ato u mundën me rezultatin 1-0”, tha Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb