Avokati Redi Ramaj u shpreh se drejtësia në Shqipëri është e kontrolluar nga mazhoranca. Në studion e News24, Ramaj tha se rasti i Ervin Salianjit dhe Sali Berishës tregon se janë dhënë dënime politike në Shqipëri.

Redi Ramaj: Janë dhënë dënime dhe arrestime politike. Rasti i Salianjit e tregon. Rasti i liderit të opozitës. Ahmetaj tha se kemi kapje të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri ka kontrolluar Reformën në Drejtësi, ka kontrolluar organet që kanë emëruar dhe shkarkuar gjyqtarët. Qytetarët duhet të protestojnë, duhen protesta të tjera. Opozita duhet të shkojë drejt zgjedhjeve duke protestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb