IRAN

Irani njoftoi se ka arrestuar një person që ka filmuar momentin kur është rrëzuar avioni ukrainas me pasagjerë, pas sulmit me raketë. Besohet se personi, i cili është ndaluar do të përballet me akuza të lidhura me siguri kombëtare.

Por një gazetar iranian në Londër i cili ishte i pari që e postoi videon në rrjetet sociale njoftoi se autoritetet iraniane kanë arrestuar personin e gabuar dhe se autori i filmimit të videos është në një vend të sigurtë.Irani njoftoi se e rrezoi avionin gabimisht duke bërë të ditur se dhjetëra persona kishin përfunduar në pranga në lidhje me këtë ngjarje.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se hetimet e shtetit të tij do të vëzhgohen nga një “gjykatë speciale”. “Ky nuk do të jetë rast i zakonshëm. E gjithë bota do të shikojë këtë gjykatë”, ka deklaruar ai. Rohani po ashtu ka thënë se për këtë “rast tragjik” nuk duhet fajësuar vetëm një person.

Irani fillimisht ka mohuar se avioni ukrainas është qëlluar nga një raketë, por më vonë ka thënë se ai është qëlluar nga sistemet mbrojtëse të Iranit. Kur disa video janë publikuar nëpër rrjete sociale, analistët kanë filluar të kenë dyshimet e para se aeroplani është qëlluar nga një raketë. Lajmi per rrezimin e avionit ka shkaktuar zemërim ne popullate duke nxitur nje sere protestash anti qeveritare ne mbare Iranin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: