Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët gjatë një konferencë për mediat, lidhur me rikthimin e Bashës në krye të PD.

Ata, pyetën ish-kryedemokratin se ka aludime që para 30 prillit do të ketë arrestime në Komisionin e Rithemelimit. Berisha i hodhi poshtë këto zëra, duke i cilësuar si përpjekje për t’i dhuruar pushtetin vendor Ramës.

“Gjërat duhet parë në rrafshin politik. Këto përpjekje bëhen për t’i dhuruar Edi Ramës pushtetin vendor. Rama është i pamëshirshëm në agresionin e tij ndaj opozitës. Ju jeni dëshmitar, nuk do doja t’i thoja këto, por nga ajo mbledhje kur Basha dha dorëheqjen doli platforma kur kreu i PD të zgjidhej pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte kjo për Ramën”, tha Berisha.

I pyetur se përse duhet të besojmë raportin e DASH për korrupsionin në Shqipëri dhe jo vendimin e dhënë ndaj tij, Berisha tha:

“Në fakt një provë dhe dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë. Pa një fakt, provë apo dokument është e pamundur që një njeri i civilizuar të pranojë një gjë të tillë. Çdo njeri i lirë dhe i civilizuar s’mund të pranojë. Kjo është përgjigja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb