Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri shqiptar është pyetur nga gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore, ndërsa i kanë kujtuar edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva.

Lidhur me këtë, Lleshaj ka dalë nga situata, duke sjellë në vëmendje ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur ë së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, ka thënë Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb