Gjatë një debati për guilenizmin në Shqipëri në dritën e zhvillimeve të fundit në Kosovë ku gjashtë shtetas turq të cilësuar si pjesë e lëvizjes së klerikut Gylen, u arrestuan dhe u dërguan në Turqi nga forcat e sigurisë së Turqisë.

Në këtë kontekst, kur duket se Turqia po i bën edhe Shqipërisë kërkesa dhe presione të ngjashme si ato në Kosovë për të dorëzuar ose asgjësuar vatrat e gylenizmit në Shqipëri, analisti Lorenc Vangjeli dhe studiusi Ermir Giinishi kanë shpalosur një qëndrim që duket krejt “kundër rrymës”.

Të ftuar në emisionin “Java” në RTSH ata paraqiten disa artikuj kundër këtij rreziku, botuar prej tyre një dekadë me parë kur Erdogan dhe Kleriku Gylen ishin “në një varkë”, madje Gylen ishte at shpirtëror i Erdoganit, siç tha Vangjeli.

“Ata janë si një ushtri e heshtur që kanë taktikën e depërtimit në administratë, në qeveri, në Kuvend, në agjencitë e zbatimit të ligjit, kudo. Dhe ata kanë depërtuar në fakt”, theksoi studiusi Ermir Gjinishi duke nënvizuar se guilenistë ka edhe në qeveri. Një synim i tyre ka qenë dhe mbetet turqizimi i fesë islame në Shqipëri duke i hequr asaj karakteristikat e traditës shqiptare, nënvizoi ai.

“Kanë vepruar si një masoneri”, tha Lorenc Vangjeli. “Kanë patur në plan të shkojnë larg me taktikën e tyre të marrjes së kalasë nga brenda. Tingëllon paradoksale sot, por unë dua ta them me plotë gojën: Erdogan e ka shpëtuar Shqipërinë nga një rrezik i madh që është lëvizja gyleniste”, nënvizoi Vangjeli duke shtuar: “Unë nuk dua të komentoj fare konfliktin e brendshëm të Presidentit turk me klerikun Gylen dhe lëvizjen e tij. Ky është një problem i Tuqisë. Unë dhe zoti Gjinishi kemi shkruar dhe flasim për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga kjo lëvizje, rrezik që nuk ka kaluar akoma”.

Në rolin e moderatorit të bisedës në studio, analisti Preç Zogaj paralajmëroi jehonën dhe debatet që do të shkaktojnë pohimet e Gjinishti dhe Vangjelit në kontekstin e zhvillimeve të fundit. Zogaj tha se ketyre pohimeve u jep kredibilitet fakti që janë berë e zhvilluar para se Erdogan dhe Gulein të bëshin armiq. “Shqipëria duhet të vlerësojë rrezikun, por kjo nuk do të thotë të inkurajojmë dorëzime si ato që kanë ndodhur në Kosovë. Shqipëria nuk strehon terroristë. Për çdo qëndrim ndaj kundështarëve të Presidentit turk, Shqipëria duhet të jetë në sintoni me konventat dhe me vendet aleate të përendimit”, tha Zogaj duke shtuar se “ky nuk është një problem bilateral mes dy vendeve dhe as përsonal mes krerëve të dy vendeve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: