Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka reaguar në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha nga SPAK.

Ai theksoi se me rendësi për çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, është që të ndëshkohet. Po ashtu ai guxoi të bënte deklaratë edhe më të fortë teksa tha se në SPAK ka kallëzime me prova dhe fakte dhe për gjyqtarë të nivelit më të lartë.

“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë.”, tha Meta.

Mes të tjerash kreu i shtetit shprehu ngushëllime dhe për ndarjen nga jeta të gazetares Zenepe Luka, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

“Ka shumë kërkesa për gjak nga fëmijët, për të gjithë ata që vuajnë nga talasemia. Ne e kemi ndjekur këtë proces dhe sot kemi ardhur në Vlorë dhe po dhurojmë dhe i bëjmë thirrje komunitetit këtu për të dhuruar. Do të vijojmë dhe në Sarandë dhe në qytetet të tjera të jugut të Shqipërisë. Kjo është një kauzë jashtëzakonisht fisnike dhe është detyra jonë që të sigurojmë atë që duhet. Dua t’ju shpreh ngushëllime dhe juve, gjithë komunitetit këtu për humbjen e jetës së koleges suaj, Zenepe Lukën. Ngushëllime të sinqerta për humbjen e saj pasi ka qenë në zë i fortë dhe aktivitete e shkëlqyer e çështjeve civile dhe kam pasur fatin të bashkëpunojë me të.”, pohoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb