Ka pasur sërish debate në Kuvendin e Shqipërisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka thënë se maxhoranca ka ndjekur një qëndrim të qartë për personat e implikuar, duke thënë se i ka hapur rrugë drejtësisë dhe nuk i ka mbrojtur.

Ai tha se këto deklarata nuk duhet të vijnë nga PD, që sipas Manjës, i detyrohet 4 familjeve të 21 janarit. Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula tha se besonte te rilindja e 2013 se do të çonte përpara drejtësisë personat e korruptuar, por ko sipas tij nuk u bë.

Manja: Sot i kemi hapur rrugë drejtësisë. Për ne drejtësia ka qenë vija e kuqe në raport me qytetarët. Turpin mbajeni në atë krahun andej. Sot e kësaj dite si keni kërkuar falje dhe ndjesë 4 familje që po rrisin viktima për atë pushtet që kishit dje. Ju s’keni përgjegjësi për shqiptarët, ju kanë votuar për logje në Kuvend. Ne jemi një qeveri e përgjegjshme, që kemi qenë në çdo moment në krah të qytetarëve, me aq mundësi sa kemi. Kemi ditur ti menaxhojmë në funksion të halleve të tyre. Do t’ju lutesha që fjalën turp e moral, nuk duhet të na e përmendni. Ka disa nga ata në këtë sallë që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve.

Sula: Unë gjatë fjalimit tim nuk ndava se cili është ministri që ka përfituar. Thash qeveri. Ka ministra të korruptuar pranë qeverisë, siç është e njëjta gjë edhe te ne. Edhe sot, nuk janë të gjithë korruptues. Nuk kemi pse të përlyhemi të gjithë për gjendjen që jemi. A kemi mundësi që personat që abuzojnë të shkojnë përpara drejtësisë. Për atë që tha ministri, që duhet të kemi turp. Po, e them hapur, kam qenë një nga njerëzit që në 2013 kam besuar te rilindja dhe kisha shpresë që korrupsionit që kishim do i jepnit fund. Por ndodhi që ju i mbrojtët ato, ky ishte pakti i politikës. Kjo nuk është faji i opozitës, por i juaji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb