Arrestimet e SPAK siç ishte rasti i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për aferën e inceneratorëve dhe se si do të jetë viti që sapo presim të vijë për luftën kundër korrupsionit, është bërë sot pjesë diskutimit në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Analisti Artur Zheji thejsoi se ky fund viti është një moment shprese për drejtësinë e re dhe për punën e SPAK, ndërsa shton se nëse kjo pranverë vazhdon, 2022-shi do të jetë vit i bukur antikorrupsioni për shqiptarët.

“Mund të them se fundi i vitit 2021 është moment shprese. Kemi një pranverë në dimër. Kemi disa veprime, disa akte të forta, por ka një tonifikim të habitshëm të SPAK, një punë të mirë. Disa lidhje të nëndheshme, që mendohej se ishin me politikën, kryesisht maxhorancës, thuajse dhe ato po priten. Ish-kryeministri Berisha thoshte se; Ambasadorja Yuri Kim sillet si një guvernatore e Shqipërisë, do të thosha se sillet si protektore e SPAK. SPAK është një institucion që jep drejtësi, ajo shpata që i jep mbrojtje njeriut të varfër. Në këtë rast, në fund të këtij viti, pamë një vezullim të kësaj shpate, me SPAK. A do të jetë 2022 viti i përplasjeve të mëdha? Mendoj se nëse do të kemi këtë ‘pranverë’ në vazhdim dhe s’do të kemi ‘ngrica’ të forta, do të jetë një vit i bukur antikorrupsioni për shqiptarët.”, -tha Zheji.

Ndërkohë, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari kujtoi edhe deklaratën e kreut të SPAK se viti që vjen do të njerëz të tjerë para drejtësisë dhe të korruptuar.

“Bëj pjesë te ata njerëz që SPAK do të jetë histori suksesi në Shqipëri. Por njerëzit duhet të durojnë deri sa të marrë SPAK formën e duhur, nga pikëpamja organizative dhe vendosjes së urave ndërkombëtare. Vetëm para 20 ditësh SPAK u formësuar, pasi u bë eficente BKH-ja. Byrja Kombëtare e Hetimeve bën hetimet. “Goditjet” e fundit janë ogur pozitiv dhe nisur nga mbledhja e përbashkët që bëri para disa ditësh KLP, u tha se po hetohen çështje me rëndësi, si ajo e inceneratorëve. Viti i ardhshëm u tha se do të nxjerrë njerëz të tjerë para drejtësisë dhe të korruptuar. Rezultatet e SPAK do të jenë rezultate që do të ndërtojnë fytyrë tjetër kundër zyrtarëve të korruptuar. Ndaj ata duhet të jenë të ndershëm, që të bëjnë goditje selektive të bazuar në prova. Ndërrimi i viteve duhet të jetë një moment që s’duhet ta kalojnë duke u kënaqur me gjelin e detit, por nëse kanë abuzuar, do të përballen me drejtësinë e re. SPAK ka nevojë për përkrahje, në kuptimin se ka segmente të caktuara në Shqipëri, qofshin politikanë të veçuar, media të caktuar, që janë pesimistë për punën e SPAK. SPAK si mungon asgjë për të pasur sukses në punën e tyre. Janë njerëz që paguhen mirë, janë patriotë siç janë shqiptarët. Të bësh karrierë në prokurori, duke çuar para drejtësisë gjakpirës të këtij vendi, për një prokuror është gjë e bukur. Më vjen keq që nuk jam pjesë e asaj strukture.”, -tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb