Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua mbi arrestimet e SPAK dhe sanksionet e vendosura nga DASH për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin, Ylli Ndroqi.

I ftuar në studio, ishte analisti Artur Zheji. Sipas tij, 4 deputetë të PS, pas 25 prillit janë të implikuar. Për këtë ai iu referua dy deputetëve të mbështetur nga Rakipi, djali i tij Ornaldo dhe i afërmi, Saimir Hasalla.

Gjithashtu Zheji nuk la pa përmendur, dy deputetët, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që ndodhen në burg për inceneratorët. Zheji tha se SPAK është shpresa e shqiptarëve, e si e tillë ka një sfidë të madhe përpara. Komentet e Ramës për këtë strukturë, Zheji i cilësoi si shumëfishim vlerash.

“Në pikturën e madhe SPAK merr një rol opozitar, edhe në sfondin shoqëror të fjalës. SPAK bëhet shpresa e shqiptarëve. SPAK në këtë pikëpamje ka një mision. Ky është misioni që ka në këtë moment, të jetë zëdhënësi i ligjit, vetë ligji, të jetë edhe shpresa e shqiptarëve, derisa opozita të shndërrohet në një shpresë të rotacionit. Unë mendoj që shqiptarët i kanë kthyer sytë nga SPAK-u me shumë shpresë. Rakpipi me influencën që ka siguruar për PS dy deputetë. Bllako është një deputet i tretë, Koka i katërt. PS e 25 prillit është me 4 deputetë të përfolur. Si mund të mos kishte presione SPAK. Ajo tani ka nga njëra anë rolin e një institucioni ligjor, sepse respekti i ligjit është mision në Shqipëri. Themi shpeshherë që termi mision, sepse kaq shumë herë sulmohet zbatimi i ligjit, e ta zbatosh atë është një çudi e madhe. Kur vë në risk veten, vetësakrifikohesh, sigurisht ligji është gjëja më e sulmuar në këtë vend. Në mënyrë përfituese, duke shkelur ligjin dhe mbushur xhepat. Kemi rastin e inceneratorëve, të tjerë priten të shkojnë përpara drejtësisë për një krim ekonomik që quhet inceneratorët.

Të bësh një nismë ekologjike, është një gjë e domosdoshme në botë. Ne prodhojmë mbetje urbane, por ama mënyra se si menaxhon buxhetin lë shumë për të dëshiruar. Me misionin që ka SPAK kemi rritjen e sulmeve nga reparte të ndryshme të Republikës. Çdo gjë që ka të bëjë me paratë, mëkate të rënda, janë në monitorim të jashtëzakonshëm. Ekzistojnë zyra speciale amerikane të cilat japin elementin bazik për të shpallur non grata dhe bërë sulmet e veta në anën e një Shqipërie më të pastër nga ana korruptive. Është një teknikë që njihet ajo që përdori Rama, shumëfishon vlerat e SPAK-ut duke thënë që e sollëm ne atë. Këto janë teknika të njohura për të mburrur e më pas sulmuar aty ku nuk mbrohesh dot. Kjo drejtësi e pavarur bën gafën e madhe që dënon një grua 10 kg peshk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb