Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion ditën e sotme.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se SPAK po merret me “sardelet” për të shpëtuar “krokodilët” si Edi Rama apo ministrat e tij.

Vasili shtoi se edhe pse të gjithë e dinë, SPAK nuk po gjen kush janë fajtorët për krimet zgjedhore më 14 maj, për inceneratorët apo për tendera të tjerë me vlera të larta.

“SPAK prap me sardele ne vend te krokodileve si Rama dhe qeveria!
Ua ua ua sa gezohet Rama kur arrestohen keto zv.ministret per nje arke me peshk dhe tani kjo sekretarja e pergjishme e shendetesise.
Gezohet Rama se leshon keto cironkat, qe te shpetojne krokodolet si puna e tij dhe e ministrave te tij dhe te vazhdojne te vjedhin miliarda.
SPAK po fajtoret per krimet zgjedhore te 14 majit, Inceneratoret, portin e Durresit, Teatrin, koncesione supervjedhje, tendera me dhjete fish çmimi ku jane se per te njohur i di gjithe Shqiperia.
SPAK e morem vesh perfundimisht qe urdherohesh per faqe te zeze nga Edi Rama, po mos e beni kaq trashe.
Kjo nuk ishte Reforma e Drejtesise, por e Pandeshkueshmerise se Rames me shoke”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb