Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka pranuar se pas arrestimeve të ditës së sotme në Durrës në kuadër të dosjes 339 është e provuar se komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar votën.

Ai u shpreh se skema që propozoi PS për një administratë zgjedhore krejtësisht të depolitizuar ishte gardiani më i mirë.

”Parlamenti s’ka bërë asnjë gabim, referuar edhe shqetësimeve të opozitës. Pra të zgjedhim model, e rëndësishme është të zgjedhim një model sistemi zgjedhor proporcional rajonal për lista të hapura.
Kush është shqetësimi i opozitës?
A lejohet gara me koalicione? Po mor po lejohet. Sipas një formule të një vendi të OSBE/ ODIHR.
Marrëveshja e 5 qershorit ka kaluar. Kishte të bënte me procesin zgjedhor. çështjet e administrimit zgjedhor nuk u arritën sipas ODIHR, dhe çuditërisht u kërkua sot. Skema që ne kishim në fillim, me administratë të depolitizuar është gardiani më i mirë. Patët fatin të shihnit sot arrestimet në Durrës ku është provuar tashmë që komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar vota.
Ti mendon se problema është fleta e votimit? është problem teknik. Kemi problem principal. Koalicion sipas një modeli proporcional rajonal me lista të hapura. Listat e pjesshme, minimumi 2/3 ”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb