Ish-ministri Genc Pollo, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar arrestimet e SPAK në Gjykatën e Krujës.

Pollo shprehet se veprimet e SPAK duhen përshëndetur, duke shtuar se ky organizëm duhet që të merret edhe me dosjet e shit-blerjeve në Dibër, në Shijak, atë të Unazës së Re etj.

Sipas Pollos, vetëm kur SPAK të ndërmarrë veprime rrufe edhe ndaj këtyre aferave, do meritonte besimin e plotë të publikut.

Postimi i ish-ministrit Genc Pollo:

Veprimet e SPAK-ut kundër gjyqtarëve e të tjerëve që nxirrnin tak fak kriminelët nga burgu duhen përshëndetur e të dyshuarit duhet të përballen me drejtësinë.

Por sfida reale e SPAK-ut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja. Në favor të interesit  publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë  do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij.

Fatkeqësisht deri sot janë në këto raste janë regjistruar dështime: Tahiri&kanabistët, Dosjet e votëblerësve Dibër e Shijak, Unaza e Re, Inceneratorët e të tjera si këto.

Kur SPAK-u të ndërmarrë operacione rrufe si dje në Krujë edhe për dosjet e mësipërme do të meritojë e do të ketë besimin e plotë të opinionit publik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb