Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në dalje për mediat ka reaguar për operacionin në Kadastrën e Sarandës, ku pati disa arrestime.

Ai tha se hetimi përfshin ish-zyrtarë dhe zyrtarë. Mes te tjerash ai shtoi se çdo abuzues me pronën do të përballet me forcën e ligjit. Po ashtu ministri paralajmëroi zyrtarët që të mos e bëjnë gjumin e qetë.

““Asnjë zyrtar dhe ish zyrtar abuzues me detyrën nuk duhet të ndjehet si sigurt dhe ta bëjnë gjumin e qetë. Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë. Aksioni i djeshëm erdhi pas denoncimit të një qytetari. Denoncimet nuk duhet ti bëjnë pasia ata nuk zgjidhin hall por menjëherë pasi zyrtarët i shtyjnë në korrupsion. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandë dhe as në të gjitha zyrat. Ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me fokus të veçantë bregdetin. Dosja që shtrihet në kohë, kam parasysh jo vetëm periudhën e qeverisjes tonë, por që në momentet kur kanë filluar abuzimet me pronën. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës. pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do të jenë në duart e SPAK. Dua të jem i qartë ne emër të qeverisë e them sot çdo abuzues me pronën pavarësisht gradës që mban, çdo nëpunës që ofron një shërbim publik ndaj qytetarëve, do të përgjigjet dhe do të përballet me forcën e ligjit”, tha ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb