Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas arrestimeve për inceneratorin e Fierit.  Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se SPAK dhe kryeministri i vendit, po tërheqin vëmendjen nga projekti për Portin e Durrësit.

“Me “arrestimet” per inceneratoret, SKAP-i bashke me Ramziun , po kerkojne te terheqin sadopak vemendjen nga nje vjedhje edhe me e madhe qe eshte duke ndodhur, ate te Portit te Durresit. Vetem kjo i ka mbetur te beje, perpiqet te shuaje zhurrmen e nje vjedhjeje te madhe me nje vjedhje gjigande. Nderkohe ata qe i japin fleta lavderimi SPAK-ut, qe gjejne qimen ne veze tek opozita, nuk arrijne te shohin traun qe ju ka hyre ne sy…Ne fakt , thjeshte bejne sikur nuk shohin!”, shkruan Paloka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: