Aksioni i kryer në pikën kufitare të Morinës ka shtuar sigurinë, ndërsa aktualisht situata është e qetë.

Gazetarja Erjola Jata raportoi nga pika kufitare e Morinës rreth situatës,  pas aksionit të zhvilluar.

Aktualisht situata është e qetë dhe ka lëvizje të qarkullimit të automjeteve. Po punohet normalisht në pikën kufitare.

Hetimi ka nisur dy viteve më parë dhe ka vënë në lëvizje SPAK dhe autoritetet kosovare. SPAK ka pasur të dhëna se autoritetet në pikën kufitare të Morinë kanë marrë ryshfet për mallra kontrabandë si edhe mjete të tjera të paligjshme.

“Nuk janë vetëm automjete të zakonshme por edhe makina të tonazhit të rëndë, kamionë me mallra që kanë kaluar duke mos paguar doganën dhe duke penalizuar biznese të tjera që paguajnë detyrimet”, raportoi gazetarja për BalkanWeb.

SPAK ka dokumentuar 312 episode të policëve oficerëve që kanë marrë ryshfet dhe kanë kaluar mjete , mallra kontrabande. Një police e forcave operacionale ka kaluar një automjet drejt Kosovës, po ashtu janë kaluar mallra duke mos paguar doganën.

Sipas informacioneve 32 oficerët e policisë janë zëvendësuar me punonjës të tjerë, por janë oficerë police të komanduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: