DURRËS

Ish- drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Arben Isaku është liruar nga Gjykata e Durrësit me garanci pasurore.

Ai u vendos në pranga pas arrestimeve post- tërmet në Durrës për shpërdorim detyre lidhur me legalizimet që kishin bërë zyrtarë të ALUIZNI-t me objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Po ashtu është lënë në qeli Klajdi Lame i cili ka qenë ish- inspektor i IKMT. Edhe ai për shpërdorim detyre.

Po Arben Isaku është arrestuar edhe njëherë më parë kur akuzohej se si zv.drejtor i Kadastrës në Durrës legalizoi me letra false truallin në zonën e plazhit por më  pas në gusht të 2019 u lirua po nga Gjykata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb