Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimet në Spitalin e Traumës, nën akuzën e ryshfetit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Vasili thekson se arrestimet janë drejtësi me regji. “Operacione gjiganteske, te planifikuara, te menduara, te sterholluara, te koordinuara, me police me maska dhe per çfare; per arrestimin e mjekeve dhe te te moshuares per kotecin e pulave.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Drejtesia me regji “lufte” me mjeket e kotecet, dhe “dashuri” me inceneratoret e shtesat e kateve!
Ryshfeti eshte i papranueshem nga kushdo, por kjo perpjekja qesharake e Drejtesise me regji per ta paraqitur si sukses te papare eshte vertet nje banalitet vulgar vetem per qellime propagandistike te qeverise.
Drejtesia me regji dhe shteti policor jane ne nje “lufte” madheshtore me mjeket e keqpaguar dhe nen presionin e madh te punes se perditshme, me ata mjeke, qe perballuan Covidin dhe qe perballen me mijra te semure e familjare, qe nuk i paguan as sa Kosova.
Operacione gjiganteske, te planifikuara, te menduara, te sterholluara, te koordinuara, me police me maska dhe per çfare; per arrestimin e mjekeve dhe te te moshuares per kotecin e pulave.
Ndersa per inceneratoret ku jane vjedhur qindra milion euro Drejtesia me regji “harron, hutohet, ngaterrohet, nuk kujtohet, pengohet me kembet e saj dhe ne fund nuk i arreston dot hajdutet e qeverise.
Drejtesia me regji dhe shteti policor vetem habitet, çuditet dhe tromakset kur sheh qindra kate e kulla pa leje, por edhe keta nuk i arreston dot por ben gati VKM- ra qe ti amnistojne.
Drejtesia me regji prap hutohet, harron, nuk kujtohet perballe AKSH-it, qe ka perpire mbi 200 milion euro dhe nuk mbron dot te dhenat individuale dhe shteterore.
Drejtesia me regji i ” harron” tenderat me 99.9% te cmimit, tenderat sekrete, por “harron” edhe rruget e florinjta me dhjete fish te çmimit, por “harron” fare fare edhe koncesionet etj etj hajduterira.
Ky eshte palaçolleku i drejtesise me regji dhe shtetit policor te dashuruar me hajdutet qindra milion eurosh dhe te “egersuar” pa fund per kotecin, pllakat pa leje te ëc se apartamentit dhe lekurinat e mjekeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb