Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, – tha zëdhënësi, – janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

Për pyetje të tjera, – tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, – mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb