TIRANE- “News24’ dhe “BalkanWeb” kanë siguruar sot një dëshmi të një banori të lagjes ‘5 Maj’ në kryeqytet, i cili tregoi momente nga operacioni ku u arrestuan 3 tre të rinjve, dhe u sekuestruan 659 gr kokaine, 50 gr kanabis, si dhe një pistoletë ‘TT’.

“Isha në shtëpi dhe dëgjova të shtëna me armë. U përplas dera e komshiut, aty u futën policët. Shumica ishin civilë. Policia qëlloi 8-9 herë më armë. Pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë se kishin arrestuar disa të rinj me kokainë, por unë nuk pashë gjë.” -tha dëshmitari për gazetaren Dorjana Bezat.

Tre të rinjtë, Sokol Geci, Eraldo Dodaj dhe Pashk Teska i bënë rezistencë policisë, duke i drejtuar armën dhe u përpoqën të largoheshin, duke detyruar shërbimet policore të bënin qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: