FIER- Rritet numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të SHCBA në mesditë në Kakavijë, ku u arrestuan 6 punonjës të policisë kufitare si dhe një qytetar.

Pasditen e sotme, SHÇBA ka arrestuar edhe personin e fundit të shpallur në kërkim, i cili është Kastriot Senka nga Fieri.

Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në Kakavijë.

Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:

• Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Besnik Sinani, nga Fieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: