Në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24, po diktohet në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Ada Klosi pak ditë më parë dhe bashkëpunimin me autoritetet të pastrueses së saj Rozeta Dobi.

Analisti Dritan Hila ka deklaruar se nuk ka logjikë të mendohet që deklarata e Rozeta Dobit të jetë e saktë dhe Klosi të ketë bashkëpunuar me të kundër bashkëshortit. Ai shtoi se është shumë e shëmtuar që një ish zyrtare e nivelit të saj të ketë një sasi të tillë parash të pa justifikuara, çka nënkupton se kanë ardhur si pasojë e korrupsionit.

“Deri në momentin që Klosi nuk shpjegon nga kanë ardhur këto para, është një gjë shumë e shëmtuar që një ish zyrtare e tillë ka shumë të tilla që i bie të kenë ardhur nga korrupsioni shtetëror. Sa i përket të penduarës së drejtësisë, nuk merret vesh se ç’thotë referuar deklaratave të saj, është një ditëzezë që ka parë disa lekë i ka kapur dhe i ka marrë. Nuk ka logjikë që Klosi ka pasur bashkëpunim me pastruesen kundër burrit. Besoj se Alda është brenda për 120 mijë eurot plus që kjo zonja i ka ngarkuar edhe euro të tjera në kurriz..

Ndërkohë politikani Genc Pollo, i ftuar në studio ka deklaruar se heshtja e eprorëve të Alda Klosit është shumë e rëndë.

“Ajo që më bën përshtypje është heshtja e eprorëve të Alda Klosit. Paratë e akumuluara vijnë nga përfitimet e paligjshme nga posti. heshtja përveç formulimit standard banal të Ramës që derri varet nga këmbët e tij, ndërkohë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ që ka abuzuar me besimin e titullarit, këtu ka vetëm heshtje dhe përsëritet një refren që nuk beson më njeri”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb