Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar  pas arrestimit të ish-deputetit të PD, Bardh Spahia. Me anë të një postimi në Facebook,  Basha u shpreh se kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.

“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Lulzim Basha.

Ndërkohë protestues te PD janë mbledhur tek drejtoria vendore e policisë Shkodër në pritje të ardhjes së ish deputetit Bardh Spahia i cili u arrestua ‘live’ në Tiranë teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” .

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb