Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Arben Çuko. Ai gjithashtu ka komentuar edhe reagimin e menjëhershëm të Ramës pas vënies në pranga të ish-drejtorit të Burgjeve.

Në një status në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike thotë se sa do të ketë vjedhur Çuko është vite dritë larg “Kallam Dështakut”.

Statusi i plotë

Kallam Deshtaku e ka te ndjere keqardhjen per Çukon!

Te dashur miq, me vrap pas arrestimit te Arben Çukos, Kallam Deshtaku reagoi duke thene: Keqardhje per Arben Çukon.

Une mendoj se keqardhja e tij per hajdutin Arben Çuko eshte e ndjere! Sepse sado qe te kete vjedhur, Çuko eshte vite drite larg ne hajni me ato qe ka vjedhur Kallam Deshtaku, Zho Zho apo ndonje minister tjeter. Krahasuar me keta, Çuko del hajdut therrimesh! sb

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb