Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline”, në News24foli për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Janë kryetar bashkish të mëdha. Hap pas hapi po provohet një korrupsion i madh në Shqipëri. Sa më e madhe bashkia aq më i madh korrupsioni. Dako ndërkohë nuk është kryetar bashkie, por ka qenë. Me të dyja akuzat, ajo e falsifikimit mban brenda diçka më shumë se falsifikimi në rast se provohet”, tha Ngjela.

Gjithashtu gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, avokati Ngjela tha se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.

“Akuzat, a kanë lidhje edhe me një përftim monetar të kryetarit të Bashkisë në funksion të shkeljeve? Kjo mbetet për t’u provuar. Arrest shtëpie nuk mund të jepet dot sepse janë dy vepra penale për të cilat hetimi nuk dihet se si mund të shkojë”, është shprehur më tej Ngjela.

I ndalur tek komentet e kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje, tha: “Fakti që ky deklarohet si mik i afërt i Ramës vjen një moment që akuza e arreston. Rama po të kishte forcë nuk e arrestonin. Kjo tregon që SPAK nuk ka lidhje me Ramën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb