SPAK lëshoi dje urdhërarreste për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës,

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se ka pasur një rrjedhje të informacioneve, dhe se Vangjush Dako është mbajtur në vëzhgim nga policia.

“Nëse pallati do të ishte shembur nga tërmeti mund të kishte humbje të jetëve njerëzore. Banorët në fillim pretendonin për veprën penale të vrasjes në tentativë. Por u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkese për caktimin e masave të sigurisë. Pati një rrjedhje të informacionit, por edhe një vëzhgim të Vangjush Dakos. Nga informacionet, Dako nuk është larguar nga Durrësi dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë shtabeve elektorale. Që në momentin që Prokuroria bëri kërkesë për arrestim të tij, ishte nën vëzhgim nga policia”, raportoi ndër të tjera gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: