TIRANE-Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka komentuar arrestimin e dy ish deputetëve të PS Arben Ndoka dhe Arben Çukos.

Deputeti ka thënë pas mbledhjes së grupit të PS se ka rezerva për mënyrën si ka vepruar Prokuroria dhe Policia me këto raste. Sipas tij është vepruar me dy standarde në ndalimin e tyre.

Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimet, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve. Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”- tha Pjerin Ndreu.

Sipas policisë ish-deputetit socialist Arben Ndoka akuzohet për “Tjetërsim pronash”, si dhe për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Ish-drejtori i Burgjeve dhe ish deputeti i PS Arben Cuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.  Dyshohet se ai ka marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të të dënuarit Olsi Karagjozi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb