Deputeti Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Boçi shkruan se arrestimi i djeshëm i drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj janë vetëm maja e ajsbergut.

Sipas tij kjo tregon edhe implikimin e turpshëm të trupës së policisë në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Statusi:

SHITJA E RADHËS

Arrestimi i djeshëm e drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera.

Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun.

Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet.

Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e radhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë.

A nuk bëri kështu me Kokën?!

Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!

Etj…etj…

Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën.

Revolta popullore është në prag!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb