Ish deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi sot në Itali është arrestuar këngëtarja Elsa Lila

Elsa u arrestua mëngjesin e ditës së sotme nga Policia e Italisë bashkë më 13 persona të tjerë ku dyshohet për trafikim droge.

Sipas asaj “Corriera della Citta”, 41 vjeçarja e kishte për detyrë që të menaxhonte llogaritë e grupit kriminal që bënte shitjen e drogës.

“1000 herë me burgos, 2000 here me dënu, për mu, Elsa Lila mbetët njeri fantastik, artiste brilante”, ka shkruar në këtë status Milaim Zeka.

Milaim Zeka 1 852x460 780x439

Ai ka pasur kritika edhe për mediat shqiptare që e kanë përcjellë këtë ngjarje sot, të cilat ai i ka quajtur “taleban”.

“Vetëm kafshëria mediatike shqiptare të denojnë, fyejnë e persekutojnë, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: