Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë.

Sipas Lalës, Veliaj dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash.

Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb