Deputeti i PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, me moderatorë Nisida Tufën, i pyetur për lajmin më të bujshëm të kësaj jave, arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, u shpreh se ishte në dijeni para se urdhri i SPAK të ekzekutohej.

Ndërsa e ka cilësuar këtë vendim, të vonuar, por shumë të rëndësishëm, Paloka ka rrëfyer se në telefonin e tij ka ardhur mesazhi për arrestimin e Veliajt të cilën  e ka përcjellë direkt tek grupi i WhatsApp të grupit të PD.

“Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin  e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”, tha ai.

Edi Paloka: Unë e mendoja arrestimin, për Velinë kam thënë  që këtë nuk e arrestojnë se i duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita.

Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve.

Aty janë mesazhet e shkruar. Madje ata nuk e besuan  dhe u tallën, më thonin, ti po thua që e arrestojnë, por ai është në media live. Por unë u thashë që ai ka qenë në media live, dhe  kur ndodhej në Meksikë, mos u habisni me këtë u thashë, dhe në fakt doli që u arrestua.

Nisida Tufa: Ju funksionojnë ende burimet si gazetar apo jo?

Edi Paloka: Vazhdoj t’i ruaj ca burime…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb