Pas arrestimit të Ervis Zikajt, sot është zgjedhur drejtori i ri i burgut të Reçit.

Mësohet se drejtori i zgjedhur është Seit Vuçaj.

Kujtojmë se Ervis Zika u arrestua për shpërdorim detyre, me urdhër të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kujtojmë se Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve,. Ai u telefonua nga SHKBB dhe ka pohuar se ishte nisur për në burg për të vijuar punën normalisht, por në Lezhë është prangosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb