Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, thotë se SHBA po heton akuzat e Rusisë kundër një gazetari të arrestuar të Wall Street Journal, teksa shprehu skepticizëm mbi pretendimin e Kremlinit për spiunazh.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha: “Ne kemi qenë shumë të qartë, nuk ka asnjë arsye për të besuar se ato akuza janë të vërteta”.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje banorëve të SHBA që të qëndrojnë jashtë vendi, duke thënë se “Nuk ka siguri për amerikanët në Rusi”.

Më herët, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë iu drejtua Departamentit të Shtetit të SHBA dhe tha se zyrtarët ishin ende duke vlerësuar nëse Uashingtoni e konsideron arrestimin e reporterit një ndalim të gabuar. Administrata Biden, megjithatë, e ka dënuar arrestimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb