BJELLORUSI

Disa javë pas arrestimit të gazetarit bjellorus Roman Protasevich dhe të dashurës së tij Sofia Sapega, shefi i Ryanair ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Avioni me të cilin po udhëtonte gazetari bjellorus nga Athina në Vilnius ishte i Michael O’Leary, dhe ai thekson se pilotit që drejtonte avionin nuk iu la asnjë opsion përveç uljes në Minsk.

Po ashtu zbulohet se piloti donte të këshillohej me linjën ajrore, por zyrtarët bjellorusë i nxorën justifikime të rreme se Ryanair nuk përgjigjet në telefon.

Për O’Leary ulja e detyruar në Minsk e avionit të Ryanair është shkelje e paramenduar

Po ashtu pas zbritjes në Minsk, rezultoi se mungonin 7 pasagjerë, mes tyre dhe gazetari Protasevich me të dashurën Sapega që u arrestuan më pas  pasi ishte në kërkim nga regjimi i Lukashenkos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb