BJELLORUSI

Një debat i gjerë është hapur tashmë në Europë lidhur me arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich për të cilin Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të devijohej në Minsk, pavarësisht se itinerari ishte Athinë-Lituani.

Sipas dëshmitarëve që udhëtonin në atë avion ngjarja ishte shumë e dhunshme dhe nuk e kishin parë asnjëherë në një fluturim.

“Ishte një zhytje e papritur, duke ndryshuar lartësinë në mënyrë drastike. Ishte shumë e dhunshme. Unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë në një aeroplan. Të gjithë ishin në shok,” tha një dëshmitare.

“Të gjithë në aeroplan kishim panik sepse menduam se do të përplaseshim,” tha pasagjerja lituaneze Raselle Grigoryeva.
Po ashtu ata kanë rrëfyer edhe për gazetarin kritik Protasevich për të cilin thonë se kur kuptoi që avioni po shkonte në Minsk, ishte shumë u dëshmëruar dhe i trembur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb