Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka komentuar arrestimin e Marko Gjuriçit, ndërsa ai theksoi se hyrja e tij në Kosova ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.

Ai në profilin e tij në Twitter, ka lëshuar një cicërimë ku ka thënë se veprime të tilla janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se do të ndërmerren të gjitha masat për ta garantuar një situatë të qetë brenda territorit të Kosovës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: