Pas arrestimit të kreut të AAK, Ramush Haradinaj në Francës  ka reaguar kongresmeni Eliot Engel. Sipas politikanit amerikan, ndalimi i Hardinajt është i papranueshëm dhe nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit.

“Pafajësia e Haradinajt është e vërtetuar nga Gjykata e Hagës,” tha Engel. Kongresmeni amerikan gjithashtu i bëri thirrje shteti francez të fillojë procedurat e përshpejtuara për lirimin e Haradinajt.

Sipas Engel, këto veprime sjellin tension në marrëdhëniet politike dhe gjasat për konflikte. Më herët, edhe kryeministri Edi Rama paralajmëroi Bashkimin Europian se me qasjen ndaj Kosovës po lëndohet shqiptarët, dhe kjo sipas tij mund të ndikojë keq në rajon.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb