Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi iu është bashkuar komenteve që solli arrestimi i ish-zyrtarit Charles McGonigal, mik i kryeministrit Rama, pasi akuzohet se ka marrë para nën dorë nga në oligark rus.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Koçi pohoi se rasti i McGonigal, është çështje e brendshme e Amerikës, ndërsa shtoi se nuk sheh asnjë mundësi për akuza në Shqipëri.

Mes të tjerash Koçi tha se nuk ka asnjë indicie për përfshirjen e Ramës në ndonjë shkelje sa i takon takimeve me ish-zyrtarin e FBI, duke shtuar se nëse dy shqiptarët e lakuar nga mediat e huaja kanë gisht, ata duhet të përgjigjen.

“Vërtetë ai ka qenë zyrtar i një institucioni strategjik, por ish të pjesë e një vendi mik të vendit tonë. SHBA jnaë partneri nr. 1 në rrafshin strategjik për kombin shqiptar. Është normale, në gjykimin tim, që të takosh një personazh të tille që vjen nga ky institucion. Nuk shoh asnjë gjë që shkel ligjet e Shqipërisë. Ai është akuzuar atje për favorizime të oligarkëve rusë. Nëse do ketë problematika të tilla në Shqipëri, kuptohet se këto do verifikoheshin nëse do përfundojë atje gjykimi. Jo si në Shqipëri, ku jemi vend i vogël dhe i gjejmë gjithmonë një kushëri apo mik. janë dy personazhe që janë me kombësi shqiptare me të cilët ai ka bashkëpunuar. Do shohim nëse kjo ka lidhje me shkeljen e rregullave të Republikës. Nëse ndodh të ketë gjë, ata do të përgjigjen. Personat e përfshirë do përgjigjen para ligjit.”, tha ai.

Pyetjes nëse Rama ka shkelur ligjin me takimet, Koçi tha; “S’ka asnjë lloj indicie që të ngatërrohej më sjellje ligji apo të kodit etik.”.

Koçi u ndal dhe te mandati i ministres Xhaçka, për të cilën tha se nuk ka asnjë konflikt interesi, pavarësisht akuzave të opozitës. “Për çështjen në thelb, gjykoj se Xhaçka s’ka asnjë konflikt interesi. Në këtë rast ajo është krejtësisht e përjashtuar. Nga pikëpamja morale opozita mund të luaj në këtë fushë, sepse shpesh herë në opinionin publik këto zënë vend. Lidhur me vendimin e gjykatës, ka lidhje vetëm me procedurën jo përmbajtjen e akuzës. Pra gjykata ka gjykuar që parlamenti duhej që automatikisht t’ia çonte për gjykim në thelb ndaj Xhaçkës.
Ky vendim procedural nuk ka domethënie për thelbin e çështjes. Çështja e konfliktit kushtetues nuk ekziston.”, pohoi socialisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb