Pas arrestimit  të ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko, ka reaguar kryeminsitri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Twitter ai eshte shprehur i keqardhur për Çukon, por shkruan se nuk ka 2 qendrime në raport me ligjin.

Reagimi i Edi Ramës:

Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!

Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: