Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, që rezulton se ka miqësi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama nuk bën dot asnjë punë të pastër. Mes të tjerash Vasili sjell në fokus dhe deklaratën e Ramës për mikun e tij McGonigal.

“Po si nuk ben dot nje pune te paster dhe si nuk ka nje mik te paster Edi Rama!
Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzon per nente akuza McGonigal si edhe se ka bashkëpunuar me oligarkun e njohur rus Oleg Deripaska.
Ja ç’thoshte Edi Rama per kete McGonigal si mik per koke qe e kishte.
Presim tani qe Edi Rama te thote qe pergjegjesia eshte individuale.”, shkruan Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb