Ylli turk i popit Gulsen është arrestuar pasi prokurorët e Stambollit hapën një hetim kundër saj me akuzën e ” nxitjes së urrejtjes dhe armiqësisë ” mbi një koment që ajo bëri në skenë për institucionet arsimore fetare.

Për rastin ka reaguar edhe Uashtingtoni, ku sipas Reuters, në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ai tha se SHBA është e shqetësuar për përpjekjen e Ankarasë për të kufizuar lirinë e fjalës përmes censurës dhe gjykatave.

54578787
54578787

Komenti në fjalë është bërë disa muaj më parë, por gazetarët e turk e zbuluan këtë javë. Edhe pse ajo bëri një deklaratë duke kërkuar falje, sërish u arrestua.

Komenti kishte të bënte me partnerin dhe bateristin e saj, teksa me shaka tha se ata kanë “studiuar tek Imam Hatip, ndaj dhe janë të çoroditur”.
Në Imam Hatip ka studiuar edhe presidenti turk, ndërsa është një shkollë që aftëson të rinjtë për t’u bërë imamë dhe predikues.

Por kjo nuk është hera e parë që akëngëtarja shigjetohet nga mediat, pasi herë pas here është akuzuar për veshjen ekstravagante dhe qëndrimet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut dhe në veçanti komunitetin LGBTQ+.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb