TIRANË

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë sërish protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar sipas tyre pa fakte.

Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.
“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.

Mjekët e Spitalit të Traumës kundërshtojnë arrestimin e mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës. Ata thonë se drejtësia duhet të vërtetojë akuzën, më pas të shkojnë në burg dhe jo t’i burgos me një telefonatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: