Kryeministri Rama reagon pas arrestimeve të komisionerëve në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në kuadër të dosjes 339, urdhërarreste të lëshuara sot nga SPAK.

Sipas tij, arrestimi i komisionerëve, 14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS siç thotë kryeministri i jep mësim politikës që njëherë e mirë të vendosë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Kryeministri ne Twitter:
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb